ZYRTARE, Sarri trajner i ri i Juventusit

Mauricio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Ish trajneri i Napolit me skuadrën kampione të Juves ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, duke u rikthyer në këtë mënyrë sërish në “Serie A”, vetëm pas një viti të kalur në krye të Çelzit, shkruan “infOSport.mk”.

Ai me skuadrën londineze triumfoi në Liga Europa, duke mundur në finalen e madhe Arsenalin me rezultatin 4:1, ndërsa në Premierligë u ndal në pozitën e tretë pas dyshes Mançester Siti dhe Liverpull.

Mauricio Sarri në postin e trajnerit te “biankonerët” do të zëvendëosjë Masimiliano Allegrin, i cili u shpall 5 herë kampion, në vitet që drejtoi Juven.

Megjithatë Allegri nuk arriti që të triumfojë në Ligën e Kampionëve, edhe përkundër faktit se verën e kalluar drejtuesit e klubit kishin arritur që të transferojnë yllin portugez, Kristiano Ronaldo.

Me Sarrin në krye, Juventusi pritet të ndryshojë stilin e lojës dhe të aplikojë një lojë shumë më sulmuese, ndërsa me këtë janë të mundshme edhe shumë ndryshime në formacion.

Juventusi sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, dëshiron të transferojë Mauro Ikardin e Interit dhe Poll Pogban e Mançester Junajtedit.

Leave a Reply