Fitorja me Katarin, Argjentina shmang Brazilin në çerekfinale!

Fitorja 2:0 ndaj Katarit për Argjentinën doli të jetë jetike, pasi në këtë mënyrë “gauçosët” shmangën një përballje me Brazilin që në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo përveç fitores, Messi me shokë duhet ti falënderohen edhe Kolumbisë, që respektoi turneun dhe mposhti Paraguajin, pavarësisht se e kishte siguruar vendin e parë në grupin “B”.

Kësisoj Argjentina në çerekfinale do të përballet me Venezuelën, ndërkohë Brazili në këtë fazë do të luante me njërën prej kombëtareve, si: Paraguaji, Ekuadori ose Japonia. Nëse Ekuadori do të fitonte Japoninë, atëherë pikërisht ata do luanin me Brazilin, ndërkohë nëse ndeshja mes tyre do të mbyllej me barazim, atëherë kundërshtarë i brazilianëve do të ishte Paraguaji, dhe kuptohet nëse Japonia do të shënonte fitore, atëherë “samurajt” do të ishin kundërshtarët e Brazilit në çerekfinale.

Në rast se Brazili dhe Argjentina arrijnë fitore në ndeshjet çerekfinale, atëherë do të përballeshin me njëra-tjetrën në gjysmëfinale.

Nga krahu tjetër qëndron Kolumbia dhe Peruja që do të presin një midis Kilit dhe Uruguajit. Një fitore apo barazim i Kilit, atëherë në çerekfinale Kolumbia do të luante me Uruguajin, teksa Kili do të përballej me Perun, ndërkohë nëse fitorja do i takonte Uruguajit, atëherë do ishim dëshmitarë të përballjeve, Kolumbi – Kili dhe Uruguaj – Peru.

 

“Copa America”
Ndeshjet exhiros së tretë
Ekuador – Japoni (01:00 – 25.06)
Uruguaj – Kili (01:00 – 25.06)

Leave a Reply