Futsal, Tirana njeh kundërshtarët, në raundin e dytë mund të përballet me Liburnin

Nioni i Zvicrës ishte sot epiqendra e futsalit, pasi përmes shortit u mësuan kundërshtarët e skuadrave kampione të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Futsal Shkupi dhe Tirana nuk ishin në mesin e ekipeve të forta të turneut dhe rrugëtimi i tyre në këtë aktivitet, fillon nga turi i parë paraeliminator.

Kësisoj Futsal Shkupi do të bëjë gara në grupin “B” së bashku edhe me ekipin e Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në kryeqendrën tonë, në Shkup, ndërkohë skuadra e Tiranës do të jetë pjesë e grupit “A”, bashkë edhe me skuadrat si Kampuksen Dinamo të Finlandës, Tulon Elite të Francës dhe SMS Vimsi të Estonisë. Nikoqir i grupit “A”, do të jetë skuadra estoneze e Vimsi.

Ndeshjet paraeliminatore do të luhen me sistem grumbullimi nga data 27 gusht, deri më 1 shtator, ndërsa fituesi i grupit shkon në turin e dytë paraeliminator.

Kësisoj nëse Futsal Shkupi do të vazhdonte tutje, do të bënte pjesë në grupin 6, me skuadrën kampione të Kroacisë, Novo Vrijeme Makarska, që njëherit do të jetë edhe nikoqir i grupit, ku do të bënin pjesë edhe skuadrat fituese të grupeve paraeliminatore, “D” dhe “I”, transmeton “infOSport.mk”.

Sa i përket Tiranës, skuadra “bardheblu” nga kryeqendra e Shqipërisë nëse do kalonte grupin “A”, do të luante në grupin 7 së bashku edhe me skuadrën kampione të Kosovës në futsal, Liburnit, Stalitsa Minsk të Bjellorusisë dhe  skuadrën fituese të Grupit “G” të turit të parë paraeliminator.

Leave a Reply