Renova godet fuqishëm në merkato, nesër prezanton futbollistin e Shkëndijës

Renova vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se “gjipspunuesit” gjatë ditës së nesërme do të prezantojnë ish sulmuesin e tyre, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës, Remzifaik Selmani.

Sulmuesi tetovar kësisoj rikthehet në folenë e vjetër nga ku verën e vitit 2017-të ishte transferuar te skuadra hungareze e Ujpesht. Te kjo skuadër qëndroi për një vit të plotë, për tu rikthyer sërish në Tetovë, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Shkëndijës.

Edhe pse erdhi si përforcim i bujshëm për sulmin “kuqezi”, ai nuk arriti që të bind, me ç’rast gjysmësezonin e dytë të edicionit të kaluar u huazua te Llapi. Pas 6 muajve ai u rikthye sërish te Shkëndija, mirëpo vetëm sa për të shkëputur kontratën, me ç’rast tashmë si futbollistë i lirë i bashkohet Renovës.

Leave a Reply