“Shvercerat” do të marrin pjesë nesër në gurthemelin e tribunës në Çair

Të hënën do të hidhet gurthemeli i tribunës së re të stadiumit të FC Shkupit në Çair. Projekti i paralajmruar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Komuna e Çairit ka filluar tashmë me punë, ndërsa gurthemeli vendoset të hënën nga ora 12:00. Në të njejtën do të marrë pjesë kryetari i Çairit Visar Ganiu, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini si dhe kryesia e klubit të Shkupit.

Ndërkohë nga Komuna e Çairit kanë bërë thirje qytetarëve dhe dashamirëve të sportit që t’iu bashkohen në vendosjen e gurthemelit, ndërsa poashtu të mobilizuar shihen edhe tifo grupi “Shvercerat” që pritet të jenë një në numër të madh ditën hënë në këtë nisje të re për shtëpinë e tyre.

Leave a Reply