ZYRTARE, Vedat Muriqi pjesë e Fenerbahçes

Skuadra gjigande e Fenerbahçes ka fituar garën për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës edhe zyrtarisht ka veshur fanellën e skuadrës nga “Shukru Saraçogllu”, që në këtë mënyrë ka fituar garën me Galatasarajin, që gjithashtu dëshironte shërbimet e Vedat Muriqit.

Muriqi te Fenerbahçe vjen nga rradhët e Çaykur Rizespor, me të cilën skuadër  sezonin e kaluar në 34 ndeshje kishte regjistruar17 gola dhe 8 asistime.

Leave a Reply