Legjenda që shkruajti histori në Premierligë, merr 50% të aksioneve te KF Ferizaj

Klubi Futbollistik “Ferizaj” do të mbajë këtë të diel kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhorë, me ç’rast pritet që të shndërrohet klubi në Shoqëri Aksionare.

Kështu të paktën ka njoftuar faqja zyrtare e klubit që ka përmendur se investitorë nga Anglia e Kosova do të bëhen bashkë për të financuar në klubin ferizajas.

Mediumi Gazeta “Olle” ka publikuar sot një material që e lidh ish-futbollistin e njohur anglez Brian Deane me mundësinë që të marrë 50% të aksioneve të këtij klubi.

51 vjeçari ndryshe njihet si futbollisti i parë që ka shenuar gol në Premierligë të Anglisë, prejse kjo Ligë është emruar me këtë emër në vitin 1992.

Mbetet për tu parë se Deane do të jetë në mesin e aksionarëve te ky klub apo jo.

Leave a Reply