Muriqi dhe Ozil bëhen shok skuadre te Fenerbahçe!?

Vedat Muriqi, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me skuadrën e Rizespor, sipas asaj që raportojnë mediat turke, sezonin e ri futbollistik do të luaj me gjigandët e Fenerbahçes.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Rizespor, më saktësisht drejtori sportiv i kësaj skaudre, Jilmaz Ball, i cili kishte shkruar: “Klubi i Çaykur Rizespor ka arritur marrëveshje me Fenerbahçe për transferimin e Vedat Muriqit. Futbollisti ynë vazhdon negociatat e tij me Fenerbahçen”.

Ndërkohë mediat turke tashmë raportojnë se drejtuesit e Fenerbahçes kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Arsenalit, Mesut Ozill, i cili kaloi një sezon jo të mirë në Londër.

Pengesa kryesore për transferimin e Mesut është paga e futbollistit, e cila prek 300 mijë sterlina në javë.

Nëse Fenerbahçe arrin të bind lojtarin që të heq dorë nga paga e lartë, apo edhe të plotësoj kushtet e tij, atëherë Vedat Muriqi dhe Mesut Ozil do të luanin së bashku tek Feneri që nga sezoni i ardhshëm.

Leave a Reply