FC Shkupi kthehet me barazim nga Armenia edhe pse ishte shumë afër fitores (VIDEO)

FC Shkupi ka barazuar 3:3 në ndeshjen eparë eliminatore të Liga Europa përballë Pjunikut armen, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, ku të pranishmit në fund dolën të kënaqur me atë që panë në fushën estadiumit Gyumri.

Vendasit kaluan në epërsi në këtë përballje vetëm pas 4 minutave lojë, kur Vardanjan nga penaltia shënoi për 1:0. Pas këtij goli FC Shkupi luajti shumë më mirë, ndërsa në minutën e26-të Muharem Bajrami nga një distancë e largët nga gjuajtja e lirë barazoi shifrat në 1:1.

MUHAREM BAJRAMI realizon për Shkupin, duke barazuar shifrat në 1:1 ndaj Pjunikut në Armeni ⚽️⚽️

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 11 юли 2019 г.

Për herë të parë në këtë ndeshje FC Shkupi kaloi në epërsi në minutën e42-të, kur pas harkimit të Serzhinjos nga rivënja e këndit, transferimi i kësaj merkatoje të skuadrës nga Çairi, Darko Ilieski  me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas, Dragojeviç.

FC SHKUPI kalon në epërsi përballë Pjunikut, me golin e ILIEVSKIT ⚽️⚽️45 minutat e para mbyllen në favor të Shkupit me rezultat 2:1 ndaj Pjunikut.

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 11 юли 2019 г.

Me këtë gol dhe epërsinë 2:1 të FC Shkupit u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas saktësisht një ore lojë, Dragojeviç kapituloi edhe njëherë tjetër përballë Muharem Bajramit, i cili lëshoi një predhë nga më shumë se 30 metra, duke shënuar në këtë mënyrë edhe golin e tretë për skuadrën shkupjane.

SUPER MUHAREM BAJRAMI, shënon supergol nga gjuajtja e lirë për shifra 3:1 ndaj Pjunikut. ⚽️⚽️⚽️

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 11 юли 2019 г.

Mirëpo pas kësaj epërsie komode, “bardhekaltërit” nga Çairi disi u liruan, ndërsa një gjë të tillë shfrytëzuan futbollistët vendas, të cilët në 10 minutëshin e fundit shënuan dy gola të shpejtë, për të marrë në fund një barazim 3:3.

Pjunik ngushton epersine e FC Shkupit

Pjunik ngushton epersine e FC Shkupit PJUNIK – FC SHKUPI 2:3(M. Zhestokov 80')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 11 юли 2019 г.

Maksim Zhestokov në minutën e 80-të falë pakujdesisë së portierit Tulio zbuti epërsinë e FC Shkupit në 2:3, ndërkohë në minutën e 84-të Armen Manuçarjan nga brendia e zonës me një gjuajtje të fuqishme barazoi shifrat në 3:3.

Pjunik barazon shifrat ne 3:3 ndaj FC Shkupit

Pjunik barazon shifrat ne 3:3 ndaj FC Shkupit PJUNIK – FC SHKUPI 3:3(A.Manucharyan 85')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 11 юли 2019 г.

Është ky një super rezultat për ekipin e trajnerit Umit Karan, që shpreson se në ndeshjen e kthimit në Shkup do i’a arrijë qëllimit që të kalojë këtë fazë dhe të kualifikohet për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa.

Leave a Reply