Nesër spektakël boksi në Tetovë, e gjithë vëmendja te Senad Gashi (VIDEO)

Për herë të tretë në katër vitet e fundit qyteti i Tetovës pret spektaklin e boksit “Nata e Kampionëve” nën organizim të Boxklub Shkëndija No Limit dhe promotorit shqiptar që vepron në Leverkuzen të Gjermanisë, Bekim Hoxha. Organizatorët në një konferencë për media kanë paralajmëruar se gjithçka është gati për spektaklin, duke bërë ftesë publikut në përgjithësi dhe dashamirëve të boksit në veçanti për t’u bashkuar me ta të shtunën në sheshin “Iliria” në Tetovë nga ora 18:00.
Bekim Hoxha, promotor i spektaklit:
“Nesër është organizimi i tretë në Tetovë, besojë që nesër keni për të parë që jemi përgatitur shumë mirë për këtë spekakël dhe do ta dhezim Tetovën me duele shumë të forta”.
Halim Abazi, organizator i “Night of the Champions”:
“Do të ketë gjithësej 8 lufta profesionale dhe 9 lufta amatore, ku nxënësit e klubit të boksit “Shkëndija No Limit” do ta tregojnë shkollën e tyre, me kundërshtarë nga Kosova, Shqipëria dhe nga vendi. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë, krenohemi të kemi një boksier më të mirë shqiptar në peshat super të rënda, ku këtu para neve dhe Tetovës të na nderojë me luftën e tij”.
Mbrëmja parasheh gjithsej 17 lufta, 9 në boks amator dhe 8 të boksit profesionist, ku do të garojë boksieri tetovar Lulzim Ismaili, ndërsa meçi kryesor i mbrëmjes do të jetë ai ndërmjet boksierit pejan që jeton në Spanjë, Senad Gashi dhe boshnjakut Jasmin Hasiq, luftë kjo e vlefshme për titujt UBF (Universal Boxing Federation Europe) dhe GBF (Global Boxing Federation Ëorld Title). Ky spektakël do të sjellë edhe duelin e boksierit tetovar Lulzim Ismaili kundër serbit Mihajlo Rajiq.

Senad Gashi, boksier:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kryer përgatitjet shumë mirë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Unë jam gati për nesër dhe rezultatet do të tregojnë punën time”.

Lulzim Ismaili, boksier:
“Kjo do të jetë ndeshja ime e tretë në boksin profesionist. Pikërisht pranë publikut tetovar, shpresojmë të kem një paraqitje të mirë dhe të regjistrojë fitore.”

Një ditë para spektaklit në qendër të Tetovës në praninë e mediave dhe publikut organizatorët bënë matjen zyrtare të boksierëve pjesëmarrës, duke palarajmëruar spekatklin e ditës së shtunë. Ky do të jetë edicioni i tretë në katër vitet e fundit i spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS”, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se njejtë si vitet paraprake edhe tani publiku do të mund të ndjek luftat pa pagesë. Spektakli “NIGHT OF THE CHAMPONS” do të zhvillohet të shtunën në sheshin “Iliria” në Tetovë, me fillim në orën 18:00./tvshenja/

TË SHTUNËN SPEKTAKËL BOKSI NË TETOVË, LUFTA KRYESORE NGA SENAD GASHIhttps://bit.ly/2Zd6cbx

Публикувахте от Sportmania в Петък, 26 юли 2019 г.

 

Leave a Reply