Makedonija Gj.P kërkon futbollistë përmes Agjensionit për Punësim!

Skuadra e Makedonija Gj.P, që këtë edicion prezantoi Maqedoninë e Veriut në ndeshjet e Liga Europa, ka hapur konkursin për angazhimin e futbollistëve të rinj përmes Agjensionit për Punësim!

Në faqen zyrtare të entit shtetëror për punësim shihet qartë emri i klubit nga Gjorçe Petrovi, që ka nevojë për 5 futbollistë të rinj. Konkursi është hapur prej sot (05 gusht), dhe i njëjti do të zgjasë deri me datë 8 gusht.

Rast i mirë ky për gjithë ata futbollistë që ende nuk kanë gjetur klub, për të provuar veten te skuadra e Makedonija Gj.P, që garon në Ligën eParë Futbollistike të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply