Ekipet shqiptare të elitës me short të lehtë në xhiron e parë të Kupës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është hedhur shorti për xhiron e parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë. Dy finalistët e vitit të kaluar Makedonija Gjorçe Petrovi dhe fituesit e trofeut Akademia Pandevi në xhiron e parë janë të lirë.

Ndërkohë Shkëndija është shortuar me Gostivarin, Shkupi do të luajë me Teteksin, Renova përballet me Kozhufin, përderisa Struga Trim Lum për kundërshtarë në ndeshjen e parë të Kupës do të ketë Lokomotivën. Takimet e para të Kupës janë përcaktuar të luhen me 21 gusht dhe formati i këtij kompeticioni vazhdon i njejti edhe sivjet, ku në raundin e parë luhet vetëm një sfidë dhe në të njejtën caktohet kualifikuesi për në raundin tjetër.

 

Leave a Reply