Vllaznia dhe Mitrovica shkruajnë historinë, vashat e Dragonit turpërohen sërish

Derisa dy skuadrat përfaqësuese shqiptare, Vllaznia nga Shqipëria dhe Mitrovica nga Kosova shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për në mesin e 32 skuadrave më të mira europaine, ekipi i femrave të Dragon nga Maqedonia e Veriut është turpëruar sërish, teksa ndeshjet kualifikuese në kuadër të grupit 1 të Ligës së Kampionëve i mbyllën në pozitën e fundit me 0 pikë dhe me një gol-averazh 0:23, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e tretë të grupit të zhvilluar gjatë ditës së sotme KFF Dragon u mund nga Tel Aviv me rezultatin 7:0. Më parë Dragon humbi nga ekipi nikoqir i grupit, Sarajeva me rezultatin 5:0, si dhe nga skuadra islandeze e Breidablik me rezultatin 11:0.

Rikujtojmë gjatë edicionit të kaluar në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, Dragoni i kishte mbyllur me një gol-averazh 0:20.

Ndërkohë sa i përket grupit në fjalë, Breidablik është skuadra që do të vazhdojë në raundin e dytë, pasi arriti 3 fitore nga të 3 ndeshjet e zhvilluara.

Leave a Reply