De Rossi debuton me gol te Boka Xhuniors, por….(VIDEO)

Daniele De Rossi ka debutuar me gol në fanellën e skuadrës së tij të re, Boka Xhuniors.  Ish-kapiteni i Romës u aktivizua titullar për 77 minuta në sfidën e Kupës së Argjentinës kundër Almagros, ku pa u mbushur gjysmë ore lojë shënoi me kokë duk i dhënë epërsinë ekipit të tij të ri.

Por për befasinë e gjithëve, skuadra nga divizioni i dytë në Argjentinë arriti të barazonte me Martinez, ndërsa më pas përmes ruletit të penaltive arriti që të eliminojë skuadrën gjigande të Boka Xhuniors, futbollistët e së cilës nuk ishin në ditën e tyre, sidomos nga gjuajtjet nga pika e bardhë, duke pasur parasysh se vetëm Tevez ishte i saktë, teksa Allister, Hurtado dhe Salvio gabuan.

Në aspektin personal, debutimi i De Rossit ishte për t’u vlerësuar. Ai u rreshtua para mbrojtjes dhe nuk ka gabuar qoftë një pasim.

Pas 15 minutave lojë u bë protagonist me një asist për Salvion, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje. Ai në disa momente merrte ovacionet e tifozëve, për gjithçka që bënte në fushë, por fundi doli të jetë i hidhur, pasi Boka Xhuniors u eliminua para kohe nga Kupa.

Leave a Reply