Rikthehet kapiteni, Armend Alimi

Pas mungesës në ndeshjen e javës së parë kundër Akademia Pandev, në formacionin e Shkëndijës rikthehet kapiteni, Armend Alimi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” gjithë javën ka punuar e kompletuar dhe stafi teknik në dispozicion do të ketë të gjithë futbollistët për ndeshjen e sotme kundër Sileksit, ndeshje kjo që starton në ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Kratovë.

Formacioni fillestar i “kuqezinjëve” do të vendoset pak para ndeshjes, ndërsa ajo që është e sigurtë është se pritet vendosje ofenzive që do të sulmojë trepikëshin e parë në sezonin e ri.

Foto: Kf Shkëndija

Leave a Reply