5 arsyet kryesore se pse Liverpulli nuk e riktheu Kutinjon

Braziliani Filipe Kutinjo është duke shpresuar se me kalimin te gjigandët gjerman të Bajern Munihut mund të ringjallet, pasi Liverpulli nuk ishte këmbëngulës për ta rikthyer në ekip.

Kalimi i brazilianit te Barcelona 18 muaj më parë u shndërrua në një gabim të madh,  pasi Kutinjo nuk arriti të prodhojë formën që e kishte bërë në “Enfilld Roud”.

Futbollisti 27-vjeçar dëshironte të rikthehej te Liverpulli, pasi “katalunasit” vendosën të shkurtonin humbjet e tyre.

Ëndrra e brazilianit u realizua për 145 milionë euro duke kaluar te spanjollët, por që zhgënjeu me paraqitjet në “La Liga”.

Por bordi i klubit anglez në konsulltim me trajnerin Jurgen Klop, bazuar në disa arsye refuzuan ta transferojnë sulmuesin anësore dhe pesë prej tyre mund t’i lexoni më poshtë.

1.Shumë i shtrenjtë rikthimi

2.Nuk do të arrinte të bënte vend në formacionin aktual startues

3.Fansat kundër brazilianit

4.Ka kërkuar të ishte lojtari kryesor i ekipit

5.Forma e dobët në Barcelonë

Leave a Reply