Arrihet marrëveshja mes klubeve, Nejmar transferohet te Barcelona!

Dy klubet e mëdha europiane, Barcelona dhe Paris Sen Zhermen thuhet se kanë arritur marrëveshjen e duhur për transferimin e yllit brazilian, Nejmar në “Kamp Nou”.

E ardhmja e sulmuesit brazilian ka qenë shumë e përfolur tash e disa muaj, emri i të cilit lidhej edhe me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Megjithatë, tani thuhet se e ardhmja e tij është vendosur dhe gjithçka pritet të marr fund brenda disa orëve me nënshkrimin e kontratës dhe zyrtarizimin.

Sipas gazetarit italian Xhanluka Di Marzio nga “Sky Italia”, Barcelona më në fund ka arritur një marrëveshje për të ri-nënshkruar me Nejmarin nga Paris Sen Zhermeni. Nejmar u largua nga Barcelona dy vjet më parë pasi shënoi më shumë se 100 gola për klubin, duke fituar dy tituj kampion në La Liga, tre trofe të Kupës së Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply