Futbollistët shqiptarë pushtojnë formacionin e javës në Zvicër

Ka përfunduar java e 6-të në elitën e futbollit zviceran, në të cilën shkëlqyen futbollistët shqiptarë.

Kemal Ademi ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:1 të Bazelit ndaj Luganos, duke shënuar që të dy golat për skuadrën e tij.

Vendimtar për Sionin doli të jetë dyshja shqiptare, Pajtim Kasami – Ermir Lenjani, ku i pari asistoi, derisa Lenjani shënoi golin e vetëm ndaj Thunit në transfertë (0:1).

Servette e ka nisur për mrekulli këtë edicion dhe së fundmi ka barazuar 2:2 me Xamaxin. Klubi nga Gjeneva u rikthye pas disavantazhit 0:2 falë super talentit kosovar, Kastriot Imeri.

19-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe me dy asistimet e tij Servette barazoi ndeshjen.

Kësisoj formacioni i javës në elitën e futbollit zviceran është pushtuar nga shqiptarët, pasi katër futbollistët e lartpërmendur kanë zënë vend në 11-shen e javës.

Pas 6 xhirove, Bazeli i Ademit, Xhakës dhe Zhegrovës kryeson renditjen me 15 pikë, një më shumë se Jang Bojs i vendit të dytë, teksa Sioni i struganit Pajtim Kasami dhe kosovarit, Ermir Lenjani, zë vendin e 3-të me 13 pikë.

Leave a Reply