Atletja shqiptare Luiza Gega renditet e pesta në botërorin e atletikës

Atletja shqiptare, Luiza Gega, është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën e 3000 metrave me pengesa. Një gjë të tillë, Gega, e konfirmoi në finalen e botërorit të atletikes,  duke u renditur si e 5-ta.

Në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht shënoi rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos me 1 korrik të këtij viti në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.

Leave a Reply