Shkupi sot miqësore me Vëllazërimin

Skuadra e FC Shkupi pushimin në kampionatin vendor po e shfrytëzon në maksimum duke zhvilluar ndeshje miqësore. Pas asaj kontrolluese ndaj ekipit shpresa të FC Shkupit të zhvilluar të enjten, sot të besuarit e trajnerit Ardian  Nuhiu kanë caktuar një miqësore me skuadrën e Vëllazërimit, që garon në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim.

Skuadra kërçovare së fundmi ka bërë disa përforcime mjaft cilësore, ndërsa gjithashtu edhe Shkupi pritet që pikërisht sot të prezantojë përforcimin më të fundit, malazezin Ivan Fatiç, i cili në Çair vjen nga rradhët e Sloboda Tuzla, ndërsa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat e njohura italiane si Leçe, Xhenova, Empoli, Çezena, Salernitana, Kievo dhe Verona.

Ndeshja Shkupi –  Vëllazërimi zhvillohet në Çair dhe e njëjta starton në ora 16:30.

Leave a Reply