Armando Sadiku i gatshëm për sfidën me Maqedoninë 

Armando Sadiku mungoi në ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Lihtenshtejnit, mirëpo sulmuesi elbasanas do të jetë i gatshëm për sfidën e 05 shtatorit ndaj Maqedonisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Strumicë.

Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë stafi mjekësor i kombëtares shqiptare, duke i bërë me dije trajnerit Kristian Panuçi, se mund të llogarisë në shërbimet e Sadikut, prezenca e të cilit do të jetë një plus i madh për sulmin “kuq e zi”.

Sadiku i kishte shënuar  Maqedonisë edhe në ndeshjen e parë në Shkodër, kur Shqipëria fitonte me rezultatin 2:1, ndërsa vlen të ceket se pikërisht sulmuesi i Legia Vvarshavës, është edhe golashënuesi më i mirë i “kuqezinjëve” në këtë cikël eliminatorë me 3 gola të shënuar.

Rikujtojmë Shqipëria dje mundi Llihtenshtejnin me rezultatin 2:0, teksa Maqedonia shënoi fitore minimale në transfertën ndaj Izraelit.

Leave a Reply