Sezoni i ri nis me ndeshjen Vardari-Boreci

Sezoni i ri në elitën e futbollit vendor do të nis me datë 8 gusht me ndeshjen midis Vardarit dhe Borecit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim në ora 17:30, ndërsa në të njëjtën kohë ditën e nesërme (9 gusht) në program do të jenë edhe 4 takime të tjera, e ku vëmendjen më të madhe tërheq përballja në Çair, midis FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Një tjetër përballje midis ekipeve shqiptare do të zhvillohet në Tetovë, ku Renova në rolin e nikoqirit do të mirëpret Struga Trim Lumin, Makedonija GJ.P në derbin lokal të Shkupit do të mirëpret Rabotniçkin, ndërkohë dy skuadrat e reja të inkuadruara në mesin e më të mirëve, Pelisteri dhe Bellasica do të luajnë si vendas, kundër Akademia Pandev, gjegjësisht Sileksit.

LPFM – Sezoni 2020/2020 – Xhiroja I

Vardari 08.08. – 17:30 Boreci
FC Shkupi 09.08. – 17:30 Shkëndija
Renova 09.08. – 17:30 FC Struga TL
Makedonija Gj.P 09.08. – 17:30 Rabotniçki
Pelisteri 09.08. – 17:30 Ak.Pandev
Bellasica 09.08. – 17:30 Sileksi

Leave a Reply