Angli-Kosovë, statistikat e ndeshjes

Kosova pësoi disfatë me rezultat 5:3 ndaj Anglisë, mirëpo nuk u gjunjëzua, duke bërë një ndeshje të madhe, duke u bërë skuadra e parë që i shënon anglezëve 3 gola si mysafir që nga Kroacia (2:3) në vitin 2007.

Futbollistët “Dardan” zhvilluan një ndeshje të madhe, çka e konfirmojnë edhe vetë statistikat.

‘Tre Luanët’ kishin 16 goditje kundrejt 8 të mysafirëve, ndërsa shanset e krijuara për gol ishin 12-6.

Posedimi i topit i takoi lehtësisht vendasve 58% – 42%, ndërsa saktësia e pasimeve ishte 89% – 85%.

Anglia prin tabelën e klasifikimit në grupin “A” eliminatorë për Euro 2020 me 12 pikë, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që sonte mundi Malin e Zi me rezultatin 0:3 si mysafir, teksa Kosova me 8 pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply