Kroatët e Novo Vrijeme te Futsal Shkupi shohin rivalin kryesor në “Main Round”

Futsal Shkupi gushtin e këtij viti do ta mbajë mend gjatë kohë, pasi për herë të parë në historikun e saj 5-vjeçar që nga themelimi, arriti që të kalojë raundin parakualfikues të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar në “Mein Round”, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj skuadra kampione e vendit nga data 8 deri me 11 tetor do të luaj në Makarska, në turneun kryesor që organizohet nga skuadra kroate e Novo Vrijeme Apfel. Gjatë një konference për shtyp drejtuesit e kësaj skuadre folën për turneun në fjalë, duke potencuar se pikërisht te FC Shkupi shohin edhe rivalin kryesor për kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

“Ndoshta nuk tingëllon edhe aq mirë, mirëpo grupi ynë është më i rëndë se se vitin e kaluar. Jemi bartës, mirëpo pozicioni ynë në aspektin sportiv është shumë i pakëndshëm. Në letër jemi favorit numër 1, jemi nikoqir, plus dhe kemi përvojë me ndeshjet në Ligën e Kampionëve, mirëpo në anën tjetër përballë kemi 3 skuadra kampione që vijnë nga vendet e tyre, e ku spikasin lojtarët brazilian. Të gjithë e dinë se sa kanë ndikuar te ne dy prej tyre në ngritjen e kualitetit. Skuadra qipriote ka 6 brazilianë, ndërkohë ajo armene 4. Skuadra përfaqësuese e Maqedonisë më duket shumë e mirë. Me ata mendoj se do të zhvillojmë ndeshjen vendimtare, ndërsa mund të them se këtë vit grupi është shumë i barabartë se sa vitin e kaluar. Ne jemi në një pozitë shumë të papërshtatshme për shkak rolit të favoritit, mirëpo mendoj se djemtë tanë do të tregojnë karakter, pavarësisht problmeve që i kemi në vazhdimësi dhe se do ecim para si të parët në grup” – është shprehur drejtori sportiv i skuadrës së Novo Vrijeme, Borislav Vukoviç.

Futsal Shkupi ndeshjen e parë në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojë kundër skuadrës armene të Leo (8 tetor), vetëm një ditë më pas do të përballen me qipriotët e Omonia Nikozia, teksa me shumë gjasa ndeshjen vendimtare do ta zhvillojmë  me 11 tetor kundër nikoqirëve të Novo Vrijeme Apfel.

 

 

Leave a Reply