Kapiteni i Beshiktashit i gatshëm ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës!

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të angazhojë një tjetër futbollistë, edhe atë as më pak e as më shumë, kapitenin e Beshiktashit, Nexhip Ujsall.

Ky i fundit është me prejardhje nga Kosova, ndërsa siç raporton “Gazeta Olle”, menaxherët e futbollistit në fjalë kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjses me pasaportë të Kosovës.

Tri vjet më parë, kapiteni i Beshiktashit kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimisht vetë Ujsall kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes së tij.

Nexhipi është një futbollistë 28-vjeçar. Është kapiten i Beshiktashit, por që këtë sezon nuk nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

Ai ka edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, të zhvilluar në vitin 2010.

Leave a Reply