Mema vazhdon shkëlqimin, por lëndohet me Kosovën U21

Lirim Mema tre vitet e fundit ishte pjesë e Eintracht Braunschëeig në Gjermani, ndërsa në merkaton e verës v kaloi në Super Ligën e Shqipërisë te Flamurtari i Vlorës. Fillimi ishte pozitiv për mbrojtësin e majtë që vazhdon të luajë me sukses edhe te përfaqësuesja U21 e Kosovës ku së fundmi tetovari u lëndua dhe si pasojë do të mbetet jashta terreneve për 2 javë.

Tetovari 21 vjeçar Lirim Mema po rritet në futbollistë shumë cilësorë, pasi edhe largimi nga Gjermania dhe transferimi në Shqipëri te Flamurtari e mbajnë në nivelin e të paraqitjeve pozitive. Mbrojtësi i majtë la Gjermaninë në kërkim të minutave në skuadër që luan në kategori elitare, qoftë kjo edhe në Shqipëri, ndërsa vazhdon të jetë pjesë standarde e shpresave të Kosovës ku së fundmi fatkeqësisht ka pësuar një dëmtim.

Lirim Mema i cili tre vitet e fundit ishte pjesë e Eintracht Braunschweig në Gjermani, në merkaton e verës vendosi të bëjë lëvizje dhe kaloi në Super Ligën e Shqipërisë te Flamurtari i Vlorës. Fillimi ishte pozitiv për mbrojtësin e majtë që dy paraqitjet e para me Flamurtarin luajti një ndeshje në pozitën e tij dhe një tjetër me nevojë u paraqit si mbrojtës qendre.

“Shqipëria është ambient i ri për mua dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Normal fillimi është i rëndë, pasi Flamurtari ka nisur sezonin pa kurfarë faze përgatitore shkaku i rrethanave të brendshme. Gjithsesi unë jam optimist se me kalimin e kohës do të gjejmë veten për të sjellur edhe rezultatet e pritura. Unë mbetem optimist pasi kam të qartë se përse kam ardhur këtu”, shprehet Lirim Mema që vazhdon të luajë me sukses edhe te përfaqësuesja U21 e Kosovës. Shpresat kosovare me Memën në formacion ishin në seri prej 4 fitoreve rresht, për tu ndalur së fundmi në transfertën me Anglinë. Pikërisht në humbjen 2:0 në qytetin e Hullit në Britani të Madhe, tetovari u lëndua dhe si pasojë do të mbetet jashta terreneve për 2 javë. “Lëndimi vjen në moment shumë të papërshtatshëm, pikërisht kur fillova të kap një rritëm edhe në nivel të klubit. Me Kosovën U21 vërtet ndjehem shumë mirë, jam titullar që në momentin që jam bashkuar dhe humbja e fundit nga Anglia nuk prish përshtypjet pozitive. Unë fatkeqësisht pësova një dëmtim në gju dhe u desh të braktis ndeshjen pas vetëm gjysmë ore lojë. Ky lëndim do të më mbajë jashta fushës të paktën edhe për dy javë, por shpresoj punoj me shumë vullnet të kthehem edhe më i fortë dhe të vazhdoj me paraqitjet e mira”, përfundon Lirim Mema.

Leave a Reply