Ish reprezentuesi gjerman Asamoah, ndihmon vogëlushen kosovare për të jetuar

Lutjet dhe falënderimet e familjes së Oltës janë të panumërta për ish reprezentuesin gjerman të Shalke 04, Gerald Asamoah.

Fondacioni i 40 vjeçarit me prejardhje nga Gana e ka ndihmuar me mjete financiare voglushen kosovare e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër.

Përmes profilit të tij në Tëitter, Asamoah ka publikuar një fotografi ku mbanë në duar Oltën.

“Sot së bashku me fondacionin tim, kemi vizituar zemrushen e vogël Oltën nga Kosova në Qendrën Klinike të Zemrës në Freiburg. Nuk ka asgjë më të mirë për mua se ta shohësh një fëmijë që mund të buzëqesh prapë” – shkruan Asamoah.

Futbollisti ganez me pasaportë gjermane karrierën e tij e kishte mbyllur në vitin 2015-të, te skuadra eShalke 04, aty ku edhe kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, kur edhe siguroi një vend për në kombëtaren gjermane.

Ndryshe karrierën e tij, Asamoah e kishte nisur te Hanoveri, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Sent Paulit dhe Grojter Furtit.

Leave a Reply