Liga e Kampionëve, grupi “H”, Lampard debuton me Çelzin në Europë

Në grupin “H” të Ligës së Kampionëve, Frenk Lamaprd do të ketë mundësinë të udhëheqë Çelzin në aventurën europiane.

“Blutë” e Londrës kanë në grup francezët e Lilë, Ajaksin dhe Valencian me të cilën përballen mbrëmjen e sotme në “Stemford Brixh”.

Londinezët vijnë nga një paraqitje e mirë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa tre ndeshjet e fundit të “bluve” kanë dhuruar më shumë se tre gola.

Një statistikë në favor të Çelzit është fakti se Valencia nuk fiton në transfertat europiane prej pesë ndeshjesh.

Çelzi mund të shfrytëzojë faktorin Temi Abraham. Sulmuesi i ri po kalon një formë të shkëlqyer, teksa në sfidën e fundit realizoi një tregolësh.

Ndërkaq, sfida tjetër e grupit është ajo mes Ajaksit dhe Lilë. Kuriozitet për skuadrën holandeze e drejtuar nga trajneri Ten Hag, nëse do ia dalë të funksionojë si në sezonin e kaluar, apo largimet e De Ligt dhe De Jong do japin efektin e tyre.

Ajaksi ka një rekord pozitiv ndaj kundërshtarëve francezë, teksa ka fituar 11 ndeshje, barazuar 7 dhe ka humbur në 8 raste. Nga ana tjetër, Lilë nuk fiton në pesë përballjet e fundit europiane duke regjistruar dy barazime dhe tre humbje.

Ndërsa për të përkeqësuar edhe më shumë situatën, francezët kanë shënuar vetëm një gol në 291 minuta në transfertë. (VipSport.al)

Leave a Reply