Armando Broja debuton me gol në Ligën e Kampionëve

Armando Broja ka debutuar me gol në ndeshjen e tij të parë në grupet e “UEFA Youth League” – U19, atë që cilësohet si Liga e Kampioneve për të rinjtë.

Sulmuesi i talentuar shqiptar i përfaqësueses U21, ka gjetur rrjetën në takimin e parë në grup që pa të rinjtë e Çelzit, të cilët sot zhvilluan ndeshjen kundër Valencias, duke paralajmëruar atë kryesoren në mbrëmje në stadiumin “Stemford Brixh”.

Broja ishte titullar në këtë duel, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të të takimit, duke çuar përkohësisht shifrat në 3:2 për skuadrën e tij, e cila më pas nuk arriti të administronte rezultatin dhe u barazua në 3:3, shifra me të cilat u mbyll e gjithë ndeshja.

Ndryshe ishte ky goli i 7-të sezonal për Brojan dhe i pari në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply