Paulinjo mendon për fitoren e Barcelonës ndaj Getafes (VIDEO)

Një gol i shënuar nga ana e rezervistit brazilian, Paulinjo, i ka dhënë fitoren e katërt nga po aq ndeshje Barcelonës në këtë fillim sezoni në La Liga, ku “katalunasit”  po shfaqen shumë të frikshëm dhe të gatshëm për të rikthyer titullin kampion në “Kamp Nou”.

Ata sot mundën edhe Getafen në transfertë me rezultatin 1:2, ku blerja e tyre e sivjetshme prej 40 milion euro nga Guangzhou kinez, Paulinjo mendoi për fitoren e “katalunasve” me golin e realizuar 6 minuta para fundit të takimit.

Ndryshe ishte Getafe, skuadra që kishte shënuar e para në këtë përballje me anë të japonezit Shibasaki (39’), teksa golin e barazimit dhe paralajmërimin e fitores së Barcelonës e paralajmëroi Dani Suarez me golin e realizuar në minutën e 62-të.

Pas golit të Paulinjos në minutën e 84-të, Barcelona arkëtoi edhe tre pikë të reja, me të cilat mban e vetme kreun e tabelës së klasifikimit në La Liga me 12 pikë.

Leave a Reply