Useini dhe Pollozhani i gëzohen fitores me Flamurtarin (VIDEO)

Flamurtari i Muhamed Useinit dhe Artim Pollozhanit ka gjetur fitoren e parë në kampionatin shqiptarë, pasi sot në ndeshjen e xhiros së dytë arriti që të mposht Lushnjën me rezultatin 3:1 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit për shkak se stadiumi i tyre në Vlorë nuk është akoma në dispozcion për “kuqezinjtë”.

Skuadra e trajneri Shpëtim Duro e nisi ndeshjen në inferioritet numerik pasi mbrojtësi Ditmar Bicaj u largua nga fusha me të kuq vetëm pas 24 minutave lojë pasi kishte ofenduar arbitrin.

Në këto minuta loje Flamurtari ishte më kërkues, por ata që kaluan në epërsi, ishin mysafirët me mesfushorin Gava, që godet nga hyrja e zonës duke mposhtur portierin Nurkoviç.

Gjithsesi gëzim zgjat shumë pak minuta, pasi në minutën e 38-të Flamurtari gjeti golin e barazimit me brazilianin Alvesh, që nuk e kishte të vështirë ta dërgoj topin në rrjetë pas ekzekutimit të një goditje këndi.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë Flamurtari gjeti edhe golin e dytë ku sërish protagonist doli të jetë sulmuesi Alvesh që pasoi për Bushiç, i cili në pozicion ballor arriti që edhe për herë të dytë të dërgoj topin në rrjetën e lushnjarëve.

Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën kuqezinjtë ishin ata që luajtën më mirë edhe pse pjesën më të madhe të ndeshjes ishin me një futbollist më pak në fushë.

Pas disa aksionesh të rrezikshme Flamurtari gjen edhe golin e tretë me Mustën pas një aksioni fantastik duke i siguruar tre pikët e para në sezonin e ri skuadrës vlonjate, për të cilën që nga minuta  e parë luajtën edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Artim Pollozhani, Muhamed Useini dhe Goran Siljanovski.

Leave a Reply