Liga e Kampionëve nisi me befasi, ish futbollisti i Skëndërbeut ndali Interin

Paraqitja e Interit në Ligën e Kampionëve pritej me shumë entuziazëm nga shumë tifoz “zikaltër”, të cilët me siguri se në fund mbetën të zhgënjyer nga futbollistët e tyre, që sonte në “Xhuzepe Meaca” barazuan 1:1 përballë Slavia Pragës.

Këta të fundit u menduan se do të jenë “oitsajder” të grupit “F”, mirëpo ata befasuan që në start, duke paralajmëruar edhe skuadrat yjera kundërshtarë.

Ishte ish-lojtari i Skënderbeut, Piter Olayinka që ndëshkoi “neroaxurrët” në minutën e 63-të, pas një kundërsulmi të futbollistëve mysafir.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 92-të, atëherë kur në skenë te “zikaltërit” doli Nikolo Barella, që shpëtoi ekipin e tij nga disfata.

Megjithatë edhe ky barazim mund ti prish shumë punë Interit, duke pasur parasysh se në grup ka dy kundërshtarë shumë të fortë, si Dortmundi dhe Barcelona.

Me po të njëjtin rezultat, 1:1, u mbyll edhe takimi tjetër i orës 18:55, ai midis Lionit dhe Zenitit, në kuadër të grupit “G”. Edhe në këtë ndeshje të parët avansuan mysafirët, falë golit të shënuar nga Azmun (41’), teksa golin e barazimit për francezët e shënoi Depaj (50’).

Leave a Reply