FFK po mendon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Paraqitjet mbresëlënëse të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe interesimi i madh nga ana e tifozëve shqiptarë për të parë nga afër “heronjtë” e ri dardan, kanë bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të mendoj zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku skuadra kosovare po i zhvillon ndeshjet e saja ndërkombëtare.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës aktualisht ka një kapacitet prej 12.810 ulëse, ndërkohë të njëjtit pritet ti shtohen edhe 2.000 ulëse shtesë, edhe atë në tribunën lindore, e cila pritet të bëhet dykatëshe.

Sa për informacion vetëm për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë më 7 tetor sipas kompanisë kontraktuese për shitjen e biletave online ‘tiks.app’ ishin mbi 1.8 milionë kërkesa.

Ky projekt pritet të jetë një investim i Qeverisë së Kosovës, dhe i njëjti pritet të kushtojë miliona eurosh.

Përmes videos më poshtë mund të shihni se si mund të duket stadiumi i rikonstruar, “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply