Trajneri dhe menaxheri i Zvicrës udhëtojnë drejt Anglisë për të bindur Shaqirin

Xherdan Shaqiri refuzoi grumbullimin e fundit të Kombëtares zvicerane për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”.

Fillimisht u mendua se arsyeja e përgjigjes negative nga sulmuesi, ishte fakti se kërkonte t’i përkushtohej stërvitjeve me Liverpullin në atë moment.

Megjithatë, mediat zvicerane njoftuan se Shaqiri ishte i pakënaqur me faktin se nuk ishte zgjedhur kapiten, ndërsa shiriti ishte në krahun e Granit Xhakës.

Ndërkohë, mesfushori i Arsenalit, shprehu gatishmërinë për t’ia kaluar shiritin e kapitenit Shaqirit, pasi për të nuk ishte problem.

Ndërkaq, këtë javë trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç dhe menaxheri i skuadrës do të takohen me sulmuesin për të sqaruar situatën.

Një takim vendimtar për të ardhmen e Shaqirit me Zvicrën, pasi një refuzim tjetër i ftesës nga futbollisti atëherë do të detyronte Federatën ta përjashtonte dhe të mos e llogariste si pjesë të Zvicrës.

Leave a Reply