Osmani: Privilegj të jem pjesë e FC Shkupit që ka një histori të madhe

Qatip Osmani shumë pak kohë ishte i papunë, pasi sot strategu tetovar është emëruar në postin e trajnerit të FC Shkupit, një skuadër kjo me shumë histori në futbollin vendor. Pikërisht kjo gjë, mirëpo edhe objektivat e drejtuesve të klubit nga Çairi, kanë shtyrë Osmanin që të pranojë ofertën e FC Shkupit, të cilën skuadër dëshiron ta rikthejë në ato vite të lavdishme në fund të viteve të 90-ta dhe fillimet e vitit 2000.

“Pas bisedimeve disa ditore me udhëheqësinë e klubit sigurisht që pështypja është pozitive. Pikërisht pas atyre bisedimeve që kishim, unë e kuptova se në çfarë drejtimi po shkon klubi, ku sigurisht edhe mua më pëlqen ai drejtim. Jam i priviligjuar të jem me një klub që ka histori, Mua personalisht më kujtohen ato vitet e dominimit të kësaj skuadre në futbollin e Maqedonisë, ndërsa pikërisht dëshira ime është që Shkupin ta sjellim në ato vite të arta” – tha Qatip Osmani.

Ai beson në potencialin e ekipit të tij të ri, që pas 6 xhirove të para ka tubuar 8 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit.

Osmani me “bardheblutë” nga Çairi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa debutimin e tij do ta ketë vetëm në ndeshjen e 25 shtatorit, kur  FC Shkupi si vendas do të zhvillojë ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës kundër Sileksit.

Leave a Reply