Volejboll, Maqedonia mund Shqipërinë 3:0

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll për meshkuj ka mundur Kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Liga Evropës.

Në takimin që u zhvillua në palestrën “Kale” në Shkup, Maqedonia setin e parë e mbylli me rezultat 25:21, ndërsa të dytin dhe të tretin me shifrat 25:16 dhe 25:22.

Në xhiron e tretë të të fazës së parë të grupeve në Liga Evropa e cila do të zhvillohet nesër, Maqedonia do të luaj kundër Suedisë, ndërsa Shqipëria do t’i matë forcat me Azerbejxhanin./“InfOSport.mk”

Leave a Reply