Skandal, Bejll refuzon të mbajë stemën e klubit të tij, Real Madrid! (VIDEO)

Ylli uellsian, Garet Bejll u vendos para një situate shumë të vështirë me shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, pasi refuzoi të mbajë stemën e “Mbretërve” në foton e përbashkët para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve kundër Paris Sen Zhermen.

Bejll dukej shumë i palumtur kur bashkëlojtari i i tij, Rafael Varane i’a kaloi stemën e klubit për foton e ekipit. Uellsani fillimisht e pranoi me shumë dëshirë, mirëpo pas një pauzë të vogël, ai i’a kaloi atë menjëherë mbrojtësit Dani Karvahal.

Marrëdhënia e Bejll me trajnerin, Zinedine Zidane u prish gjatë verës, pasi strategu francez i Realit i tha atij se ai mund të largohej nga klubi.

Bejll në ndeshjen ndaj PSZH-së, në të cilën “mbretërit” pësuan disfatë të thellë 3:0, shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës, por i njëjti u anulua pas rishikimit të VAR-it shkaku i një prekje të topit me dorë.

Leave a Reply