Gostivari dhe Vëllazërimi  fitojne duelet shqiptare, fiton edhe Drita

Gostivari dhe Vëllazërimi kanë dalë fitues në përballjet mes ekipeve shqiptare në kuadër të javës së katërt në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Gostivari para tifozëve të vetë me shifrat 2:0 mundi Korabin, teksa Vëllazërimi në një ndeshje infarkt, me një gol të shënuar në minutën e 93-të mundi Vardarin e Forinës.

Fitore mjaft të vlefshme në ndeshjet e sotme regjistroi edhe Drita e Bogovinës, që si vendas me rezultatin 2:0 mundi ekipin e Kadinos nga Shkupi.

Pelisteri arsyetoi rolin e favoritit dhe me shifrat 5:1 doli fitues në transfertën ndaj Ohrit, teksa Skopje falë golit të shënuar nga ish futbollisti i FC Shkupit, Filip Janevski në minutën e 93-të, mundi minimalisht Labunishtin e Strugës.

Pas 4 xhirove të para, Skopje me 10 pikë udhëheq e vetme renditjen, duke lënë pas skuadrat si Pelisteri, Gostivari dhe Drita, që kanë nga 9 pikë.

LDFM – Java IV

Vëllazërimi

3:2

Vardar Forina
Gostivari

2:0

Korabi
Drita

2:0

Kadino
Ohri

1:5

Pelisteri
Skopje

1:0

Labunishta

Leave a Reply