E bujshme, Sevilja kërkon të marrë Taulant Xhakën

Sevilja pas portierit Vaclik, dëshiron të marrë edhe Taulant Xhakën nga rradhët e Bazelit. Një gjë të tillë pohon spanjollja, “Estadiodeportivo”, që shkruan se skuadra andaluziane këtë merkatoje verore është e interesuar që në rradhët e veta të marrë një mesfushor luftarak si Xhaka, ndërsa gjithçka pritet të zbardhet gjatë ditëve në vijim.

Taulant Xhaka pjesë e Bazelit është për plotë 5 vite, ndërsa brenda kësaj periudhe ka zhvilluar 212 ndeshje, duke regjistruar edhe 6 gola dhe 17 asistime.

Për Kombëtaren e Shqipërisë mesfushori difenziv me origjinë nga Kosova ka zhvilluar 19 paraqitje.

Leave a Reply