Shaqiri flet për situatën e tij te Liverpulli

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm të pranojë situatën e tij te Liverpulli, por njëkohësisht pranoi se ndjehet ‘pesimist’ në përgjigje të mungesës së minutave të tij në këtë sezon.

Këto fjalë ylli shqiptar i tha gjatë një interviste me mediumin e njohur zviceran “Teleclub”.

Nuk është e lehtë për mua, sigurisht që jam pak pesimist”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

“Duhet të jesh në gjendje ta trajtosh atë dhe duhet ta pranosh, unë gjithmonë isha në skuadër. Ju nuk mund t’i kërkoni trajnerit të luash çdo ndeshje” – është shprehur futbollisti gjilanas.

Shaqiri insistoi gjithashtu se është i lumtur edhe përkundër situatës momentale dhe se këtë vit me Liverpullin synon ta fitojë titullin në Premierligë.

“Ndihem shumë komod këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje. Shpresoj se mund ta sjellim titullin e Ligës Premier në Liverpull pas 30 vjetësh”, – përfundoi ylli shqiptar.

Leave a Reply