Ademi heroi i Renovës që ndëshkoi ish skuadrën e tij (VIDEO)

Ilirid Ademi ka rezultuar deçiziv në fitoren e Renovës në transfertën ndaj Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi nga Gostivari në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, mirëpo kjo nuk i pengoi që në minutën e 50-të, të shënojë  në rrjetën e Marko Jovanovskit.

Ademi pasi morri një top nga Fisnik Zuka nga e majta, si një “tank” depërtoi në zonën kundërshtare, duke tejkaluar mbrojtësin Liçina dhe më pas duke tundur rrjetën e portierit vendas.

Goli i Ilirid Ademit ndaj Makedonija Gj.P

Goli i Ilirid Ademit ndaj Makedonija Gj.PMomenti i minutes se 50-te, kur Ilir Ademi si rakete futet brenda zones dhe ndeshkon ish skuadren e tijMAKEDONIJA GJ.P – RENOVA 0:1(I. ADEMI 50')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Pas këtij goli, Renova nuk abestneoi nga loja sulmuese, duke rrezikuar edhe në disa raste portën kundërshtare, sidomos nga krahu i djathtë, aty ku shumë i rrezikshëm tregoheshe Bashkim Velija, ndërsa rastin më të mirë e pati Argjent Gafuri, kur nga afërsia nuk arriti të shënojë në rrjetën e zbrazët.

Ishte kjo fitorja e parë e Renovës si mysafir, dhe e para pas 3 disfatave të njëpasnjëshme në kampionat, me ç’rast kjo skuadër tashmë me 10 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply