Demir Imeri, lojtari i muajit në Ligën e Parë në Ukrainë

Futbollisti shqiptar, Demir Imeri zgjidhet lojtari më i mirë në ligen e parë ukraineze për muajin shtator. 23 vjeçari nga Kërçova luan në klubin e njohur në Ukraninë, Olimpik Donetsk.

Ai në një intervistë për “infOSport.mk” tha se është i lumtur me këtë arritje, dhe se njëkohësisht kjo do të motivojë edhe më shumë atë për të punuar dhe për të përsëritur një gjë të tillë edhe në muajve në vijim.

“Është ndjenjë e bukur, plus një shtysë për të mbajtur këtë ritëm, pse jo edhe më mirë se kaq. Megjithëse momentalisht jemi në pozitë të fundit, kjo nuk na shuan shpresat sepse sezoni akoma nuk ka arritur në gjysëm, kemi shumë rrugë përpara për të bërë gjer në fund të sezonit. Mjafton që klubi shquhet për historinë që ka në futbollin ukrainez dhe për paraqitje të mira.” – u shpreh Demiri Imeri.

Demir Imeri në Maqedoninë e Veriut do të mbahet mend si një prej ish futbollistëve premtues që pati Shkëndija e Tetovës. Aty erdhi nga romantikët e Shkupit, Rabotniçki. Por si duket i riu kërçovar nuk arriti dot të tregojë veten sa duhet edhe kur ishte në formë huazimi te Turnova dhe Renova, andaj aventurën e vazhdoi te Kamza e sapo ngritur në Superligën Shqiptare në vitin 2017, aty ku po i njëjti pati paraqitje fantastike dhe më shumë minutazh në dispozicion.

Aventurat e rradhës ishin në “PS Kemi” në Finlandë, e më pas në “Mosta” në ligën e Maltës. Por mesa duket sulmuesi i krahut ka gjetur ambient goxha pozitiv me arritjen e tij në Donetsk të Ukrainës së ftohtë, aty ku po vazhdon karrierën aktualisht.

Leave a Reply