Formacionet zyrtare, Poloni-Maqedoni e Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në Varshavë kundër Polonisë do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në kuadër të eliminatoreve për europianin e vitit 2020-të, njofton “infOSport.mk”.

Trajnerët e të dyja kombëtareve tashmë kanë shpalosur emrat e futbollistëve, me të cilët do të zbresin në fushë, e ku pretendojnë të marrin pikët e plota.

Seleksionuesi Igor Angellovski sërish ka vendosur të luaj me 3 futbollistë ofenziv, përfshirë këtu Elif Elmaz, Ilija Nestorovskin dhe Goran Pandevin.

Në mesfushë do të luaj Ezgjan Alioski, Stefan Spirovski, Boban Nikolov dhe Egzon Bejtullai, të cilin sonte do ta shohim në një pozitë më të avansuar, teksa 3-shen difenzive do ta përbëjnë Ristevski, Ristovski dhe Visar Musliu, teksa në portë do të qëndrojë Stole Dinmitrievski.

Në anën tjetër sulmi i Polonisë do të udhëhiqet nga ylli i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski, ndërsa ndër yjet e kësaj skuadre, bie në sy edhe portieri i Juventgusit, Shçezni.

Leave a Reply