Refuzoi Interin për Vushtrrinë, por këta të fundit i’a treguan derën

Aventura e Antonio Tomës me Vushtrrinë ka qenë më e shkurtër se sa ka menduar vetë tekniku italian, i cili kohë më parë në një intervistë kishte thënë që kam refuzuar Interin për të ardhur të punoj në Kosovë, shkruan Gazetasheshi.com.

56 vjeçari u shkarkua nga pozita e shefit të shtabit teknik të Vushtrrisë në prag të ndeshjes ndaj Feronikelit, ndaj së cilës skuadër ekipin e udhëhoqi ndihmëstrajneri, Fitim Llapashtica.

Më e dhimbshme fakti është që tekniku nga Sicilia kishte thënë kohë më parë që ka refuzuar ofertën e Interit për të iu bashkuar Vushtrrisë.

“Unë kur u njoftova për ofertën e Vushtrrisë, isha duke e shqyrtuar edhe ofertën e Interit për t’iu bashkuar stafit të Antonio Contes, por nuk u mendova gjatë dhe bëra gati valixhet për të udhëtuar drejt Kosovës, pasi më ka pëlqyer idea që të udhëheqi një skuadër si kryetrajner”, kishte deklaruar Toma në një intervistë për mediumin online “Insporti”.

Toma e mori drejtimin e Vushtrrisë në javën e katërt kampionale duke e zëvendësuar Bekim Shotanin e shkarkuar.

Në shtatë ndeshje sa e drejtoi klubin nga “Ferki Aliu” regjistroi një fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Leave a Reply