Jusufi: Ndeshje e veçant për mua, por shkojmë për të fituar! (VIDEO)

Renova dhe Shkupi nesër vihen përballë njëra-tjetrës për herë të dytë në këtë sezon në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi pas fitores ndaj Rabotniçkit në mesjavë, do të udhëtojë për në Tetovë për të marrë edhe tri pikë tjera përballë një Renove që në ndeshjen e fundit u mposht nga Struga Trim Lum dhe nuk po arrin të definojë formën e saj në këtë sezon.

Takimi me Renovën është i veçant për një futbollist te skuadra e Çairit. Është mesfushori Fatjon Jusufi i ardhur këtë verë te Shkupi, por që më parë ka qenë pjesë e Renovës për shumë vite, ndërsa më mirë thënë është futbollist i dalur nga ai klub dhe hapat e parë në elitë i ka bërë pikërisht te “gjipspunuesit”.

Ai në një deklaratë të dhënë për kanalin zyrtar të FC Shkupit, ka folur para përballjes me ish-ekipin e tij, për të cilin duket më i veçant nga takimet tjera, por në mendim si lojtar profesionist shprehet se respekton Renovën, mirëpo Shkupi shkon me ambicie për të fituar.

“Përballemi me Renovën, me një ekip i cili e ka dëshmuar se ka kualitet ndër vite me radhë që është pjesë elitës. Për mua do të jetë ndeshje pak më e veçant, pasi do të luajë kundër ekipit që kam qenë pjesë tyre për shumë vite. Respekt maksimal, por ne jemi ekip që pretendojmë pjesën e lartë të tabelës, me ç’rast kërkojmë me ngulm rezultatin pozitiv për të vazhduar me seri pozitive”, u shpreh Fatjon Jusufi për kanalin zyrtar të klubit bardheblu.

Përballja Renova – Shkupi do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:30.

Leave a Reply