Gjoka sulmon me të dy Ibraimat

Shkëndija sot në kuadër të javës së 13-të në Ligën e parë do të mirëpret Borecin, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një mundësi e mirë për kampionët në fuqi që ti hakmerren kundërshtarit të sotëm për atë disfatë në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Veles, ndërsa edhe formacioni i përpiluar nga ana e trajnerit Ernest Gjoka, bënë që të mendohet ashtu, pasi që në start do të sulmojë me Besart dhe Agim Ibriamin, të cilët në krahë do të jenë të ndihmuar nga Marjan Radeski dhe Omar Imeri.

Në mesfushë do të komandojnë Enur Totre dhe Armend Alimi, ndërkohë 4-ja e fundit para portierit Zahov përbëhet nga Mici dhe Murati në krahë dhe Çeshmexhiev dhe Neziri në qendër.

Në anën tjetër trajneri Gorazd Mihajllov sërish do të mbështetet tek sulmuesi kroat Nikolla Prelçeç, i cili njëherit edhe kishte shënuar golin e vetëm në takimin e parë të zhvilluar në Veles.

Ndeshja Shkëndija – Boreci starton në ora 13:30.

 

Leave a Reply