“Shkëndija e kryen punën që në pjesën e parë ndaj Borecit” (VIDEO)

Shkëndija thuajse e ka kryer çështjen e fituesit përballë Borecit që gjatë 45 minutave të para. Skuadra e Ernest Gjokës po avanson me rezultatin 3:0, edhe atë duke i shënuar që të tre golat  në një interval kohor prej vetëm 8 minutash, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Agim Ibraimi nuk bënë pjesë në listën e golashënuesve, i njëjti asistoi në dy golat e parë të shënuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij.

Fillimisht një asist i Ibraimit për Alimin brenda zonës kundërshtare u shfrytëzua në maksimum nga ana e kumanovarit, i cili me të djathtën e tij shënoi golin e parë për Shkëndijën në rrjetën e Burah Mustafës.

Armend Alimi shenon golin e pare ne rrjeten e Borecit

Armend Alimi shenon golin e pare ne rrjeten e BorecitSHKËNDIJA – BORECI 1:0(A. Alimi 22')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas Agim Ibraimi udhëhoqi edhe një sulm tjetër në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa para zonës vendosi të kombinojë me Besart Ibraimin, i cili nuk u mendua shumë, duke goditur menjëherë dhe duke vendosur topin pas shpinës së Mustafës.

Besart Ibraimi dyfishon rezultatin ndaj Borecit

Besart Ibraimi dyfishon rezultatin ndaj Borecit SHKËNDIJA – BORECI 2:0(B. Ibraimi 24')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi Ibraimi dhe Alimi sërish dolën në skenë, e ku kësaj rradhe goditjen e Besartit arriti që ta ndalojë portieri i Borecit, Burhan Mustafa, mirëpo jo edhe të Armend Alimit, i cili nga afërsia shënoi për 3:0.

Armend Alimi shenon edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Shkendijen perballe Borecit

Armend Alimi shenon edhe golin e dyte personal dhe te tretin per Shkendijen perballe BorecitSHKËNDIJA – BORECI 3:0(A. Alimi 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Në Çair, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum po luajnë me rrjeta të paprekura, ndërkohë Vardari dhe Sileksi po avansojnë ndaj Renovës, gjegjësisht Makedonija GJ.P.

LPFMV – Java 13

Rezultatet e 45 minutave të para

Shkëndija 3:0 Boreci
FC Shkupi 0:0 Struga Trim Lum
Vardari 1:0 Renova
Makedonija GJ.P 0:1 Sileksi

Leave a Reply