Mesfushori koreano-jugor, Son Heung-min, bëri një veprim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundjavës në Premierigën angleze, në të cilën skuadra e tij Totenham mirëpriti Shefilld Junajtedin.
Para fillimit të takimit, Son doli së bashku me bashkëlojtarët në fushë dhe si përherë maskotat që i shoqërojnë ata para fillimit të çdo sfide.
Moti ishte jo i mirë gjatë kësaj kohe dhe ylli i “spërsave” vendosi t’i vinte duart mbi kokën e fëmijës që po e shoqëronte në mënyrë që të mos e lagte shiu.
Sonny protecting his mascot from the rain. Purest soul in the world & I will not be convinced otherwise. 🇰🇷 pic.twitter.com/ze7hxqIXhD
— Noz Ahmed (@NozAhmed) November 10, 2019
Kjo video është bërë virale në internet, pasi disa ditë më parë ishte i njëjti lojtar që i theu këmbën Andre Gomesh të Evertonit, por bëri bujë me reagimin dhe kërkimfaljet e tij.
Ndryshe, Son shënoi golin e vetëm të skuadrës së Poçetinos ndaj Shefilld Junajted, ndeshje kjo që në fund u mbyll me shifrat 1:1.