Interi kopjon Juventusin, tenton disa “goditje” me parametra zero

Interi vazhdon ti bëjë mirë “Serie A”, teksa këtë vit me Antonio Konten në krye po i bënë ballë Juventusit në garën për titullin e kampionit, duke bërë më interesant kampionatin, i cili në 8 vitet e fundit vishej me ngjyrat “bardhezi”.

Përveç kësaj, Interi po tenton të kopjoj Juventusin edhe në marrjen e futbollistëve me parametro zero. I pari që është në listën e “zikaltërve”, është Dris Mertens i Napolit, i cili lirohet së shpejti me parametër zero.

Mirëpo nuk është ky emri i vetëm që është përfshirë në radarët e Interit, pasi sipas asaj që raportuan dje mediat italiane, janë edhe disa futbollistë që po vëzhgohen nga drejtuesit “zikaltër” për merkaton e janarit.

Fjala është për dy futbollistët e Paris Sen Zhermen, Tomas Meunier dhe Lejvin Kurzava. Që të dyve u skadon kontrata qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa fakti që nuk kanë nisur ende bisedimet për rinovimin e kontratave të tyre me klubin parisien, kanë shtyrë drejtuesit e Interit që të mendojnë afrimin e tyre me parametër zero.

Leave a Reply