Goretzka imiton Zidane! Godet kundërshtarin me kokë (VIDEO)

Futbollisti i talentuar gjerman i Shalke 04, Leon Goretzka i cili kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, në ndeshjen e djeshme të skuadrës së tij ndaj Këlln, ka bërë një gjest të shëmtuar, njofton “infOSort.mk”.

Ai vendosi ta imitojë “Zidane”, mirëpo jo në veprimet e tij me topin, por me goditjen me kokë ndaj futbollistit kundërshtarë.

E gjithë kjo skenë e padëshiruar ndodhi në minutën e 82-të, kur Goretzka iu afrua Salih Ozçan dhe e goditi atë me kokë në gjoks.

Arbitri kryesor i ndeshjes nuk ndëshkoi atë me karton të verdhë, edhe pse ishte një episod i ngjashëm me atë të Zidane ndaj Materaxit në vitin 2006.

“Arbitrin e kishim aty. Nëse do të kishte parë diçka të keqe, do të më kishte nxjerrë jashtë. Thjesht u tregova impulsiv, edhe pse e pranoj se veprimi im ngjan keq. Por e theksoj se nuk ishte me qëllim për të dëmtuar kundërshtarin. Emri im nuk është Zinedine Zidane. Është e panevojshme që të diskutojmë gjëra të tilla”, – ka thënë Goretzka pas përfundimit të ndeshjes për mediat gjermane.

Leave a Reply